image Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për furnizimin e bibliotekave me libra

Arsim

Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për furnizimin e bibliotekave me libra

news image

Komuna e Prishtinës për këtë vit ka ndarë 70 mijë euro nga buxheti për furnizimin me libra të bibliotekave, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, tha biblioteka “Hivzi Sylejmani” do të furnizohet me libra.

“Do të bëjmë furnizimin me libra, këtë vit kemi ndarë një shumë prej 70 mijë euro, do të furnizojmë me libra bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, ku kësaj radhe do të jemi edhe më transparentë dhe do të bëjmë një thirrje publike për qytetarët që të na sugjerojnë se çfarë libra të blejmë për këtë bibliotekë, në mënyre që qytetarët, studentët, fëmijët t’i gjejnë ato në këtë bibliotekë.”, ka thënë Berisha në KTV.

Po ashtu, Berisha tha se janë nënshkruar edhe disa kontrata që pritet që të zbatohen gjatë këtij viti si: qendra multifunksionale me fokus në Bibliotekën në Kodrën e Trimave, ndërtimi i InfoPoint tek sheshi Zahir Pajaziti ku është e vendosur Ministria e Zhvillimit Ekonomik, kontrata për art në hapësirë publike dhe renovimi i hapësirave të institucioneve vartëse./Gazeta Sinjali/