Komuna e Prishtinës ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike. nga 25 dhjetori deri më 3 janar.
Përmes kësaj urdhërese, Komuna ka ndaluar përdorimin e këtyre produkteve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Kjo vlen nga 25 dhjetori deri më 3 janar.
“Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Ndalesa sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023”, thuhet në urdhëresën e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.