image Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e transportit publik ushtarët e FSK-së

Sociale

Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e transportit publik ushtarët e FSK-së

news image

Komuna e Prishtinës do t’i lirojë nga pagesa e transportit publik, ushtarët e FSK-së. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, në profilin e tij në Facebook.

“Sot prita në takim kryetarin e Prishtinës , Përparim Rama me të cilin diskutuam për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj. Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Mehaj.

Po ashtu Mehaj ka bërë të ditur që me kryetarin Rama janë dakorduar që të arrijnë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.

/GazetaSinjali/