Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i komunës, Alban Zogaj, i cili ka shkruar se edhe në vazhdimësi do të lirojnë hapësirat publike.
“Hyrja tek QKUK frymon më lirshëm, prej sot! Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara në hyrje të QKUK-së. Do të lirojmë hapësirat publike në vazhdimësi. E kemi prioritet”, ka shkruar ai, duke e përmendur drejtorin e kësaj drejtorie, Florian Dushin.
Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga ky aksion i Komunës.