image Komuna e Prishtinës largon Arrat e Hindit nga qyteti, Ahmeti: Janë shumë të dëmshme

Sociale

Komuna e Prishtinës largon Arrat e Hindit nga qyteti, Ahmeti: Janë shumë të dëmshme

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është bërë eliminimi i drunjve të Arrës së Hindit, për të cilën thotë se është bimë shumë e dëmshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Ahmetit, ky lloj druri shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte e kanalizime, madje edhe në shëndetin e njeriut.

“Sot, Komuna e Prishtinës trajtoi ishullin në mes të rrugës ‘Agim Ramadani’, me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm Arra e Hindit. Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjëve, por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike”,shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

I pari i kryeqytetit ka njoftuar se aksioni për eliminimin e këtij llojit të drurit do të vazhdojë ende./Gazeta Sinjali/