image Komuna e Prishtinës kërkon që punimet në “Muharrem Fejza” të kryhen brenda 15 ditëve

Sociale

Komuna e Prishtinës kërkon që punimet në “Muharrem Fejza” të kryhen brenda 15 ditëve

news image

Komuna e Prishtinës u ka kërkuar operatorëve që janë duke kryer punime në rrugën “Muharrem Fejza” t’i përfundojnë ato brenda 15 ditëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, z. Gëzim Mehmeti, u takua sot me operatorët ekonomik të cilët janë duke kryer punime në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Në njoftimin e komunës tregohet se qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi rreth punëve të mbetura në mënyrë që Komuna të vazhdojë me asfaltimin e rrugës.

“Në takimin e sotëm ishin përfaqësuesit e KEDS, Termokos, Ipko, Post Telekomit të Kosovës, Kujtesës, Art Motion si dhe operatorët që janë duke kryer punimet në rrugën Muharrem Fejza.

Kërkesa e Komunës është që punimet dhe ndërhyrjet e nevojshme të përfundohen brenda 15 ditëve të ardhshme”,thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/