image Komuna e Prishtinës jep tender rreth 250 mijë euro për kiflet e nxënësve

Kosovë

Njoftim/ Komuna e Prishtinës jep tender rreth 250 mijë euro për kiflet e nxënësve

news image

Komuna e Prishtinës ka dhënë tenderin për gjashtë muaj furnizim me kifle për nxënësit e shkollave të kryeqytetit, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftim të komunës, ky tender kap shifrën e 247 mijë e 752 euro dhe është fituar nga “Premium Bakery”.

Kjo kompani, sipas këtij njoftimi, ofroi shumën më të vogël krahasur me ofertuesit e tjerë dhe 261 mijë e 144 euro sa ishte shuma e planifikuar nga Komuna e Prishtinës.

Shujtat me kifle dhe qumësht për nxënësit e shkollave të Prishtinës kanë filluar të shpërndahen nga viti 2015. /Gazeta Sinjali/