image Komuna e Prishtinës hap tender për ndërtimin e tri shkollave

Kosovë

Komuna e Prishtinës hap tender për ndërtimin e tri shkollave

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për fillimin e procedurave të tenderimit për ndërtimin e tri shkollave.

Ahmeti këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ahmeti ka njoftuar se faza e parë e tenderimit është parakualifikimi ku pastaj kompanitë që i kalojnë kushtet do të ftohen për të ofertuar.

Ai më tutje ka shkruar se këto shkolla do të ndërtohen në Mat, Sofali e Veternik, ndërkaq pas një vlerësimi mjedisor së shpejti do të ndërtohet edhe shkolla e katërt në Arbëri, afër Komunës së Re.

“Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metoden PFI (Private Finance Initiative). Shkollat janë dizajnuar nga një Kompania Italiano Kolombiane e përzgjedhur nga Bank Botërore dhe do të jene ndër shkollat më moderne në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160137463402166