Komuna e Prishtinës do të protestojë gjatë ditës së sotme për moszbardhjen e rastit të Astrit Deharit i cili vdiq sot tri vite më parë në rrethana misterioze në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Kjo komunë ka njoftuar se me fillim prej orës 14:00 për pesë minuta do t’i ndalë të gjitha shërbimet.
Njoftimi i Komunës së Prishtinës:
Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00.
Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari. Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari./Gazeta Sinjali/