image Komuna e Prishtinës deri tani ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga COVID-19

Sociale

Komuna e Prishtinës deri tani ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga COVID-19

news image

Ditë më parë Komuna e Prishtinës njoftoi se ka nisur pagesën e premtuar për qytetarët e saj të prekur nga COVID-19, ndërsa sot, kryetari Shpend Ahmeti, bëri të ditur se deri tani kanë paguar 1 milion euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebbok, Ahmeti tha se këto mjete janë ndarë për 20 mijë qytetarë, ku sipas kategorisë janë paguar me nga 50 euro secili qytetar nën moshën 65 vjeçare si dhe me nga 100 euro pensionistët.

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”, shkroi ai. /Gazeta Sinjali/