Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka bërë me dije se gjatë muajit tetor do të ofrohen falas shërbimet e mamografisë për gratë, raporton Gazeta Sinjali.
Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka publikuar detajet në profilin e tij në Facebook, ku bëhet e ditur se të gjitha gratë e interesuara mund të caktojnë terminët në numrat përkatës.
Ndryshe, tetori në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.