I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se komuna e Prishtinës ka ndarë 400 mijë euro për fermerët e Prishtinës që kanë pësuar dëme nga reshjet, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti ka shkruar në Facebook se, pavarësisht që komisioni ka vlerësuar se dëmet janë në total prej 600 mijë euro, megjithatë, sipas Ahmetit kjo ka qenë mundësia e komunës.
“Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire. Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë. Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme. Falemnderit Prishtinë!”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/