image Komuna e Podujevës publikon të dhënat personale të qytetarëve, gjobitet me 20 mijë euro

Politikë

Komuna e Podujevës publikon të dhënat personale të qytetarëve, gjobitet me 20 mijë euro

news image

Komuna e Podujevës ka publikuar për një kohë të gjatë të dhënat personale të qytetarëve në faqen zyrtare të saj. Të dhënat janë publikuar për qytetarët që kanë përfituar subvencione për periudhën 2017-2022, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Agjencia për Informim dhe Privatësi, të cilët kanë njoftuar se kjo komunë ka publikuar të dhënat si: emri, mbiemri, numri personal, numri i telefonit, vendbanimi dhe shuma e përfituar.

Sipas AIP-së, komuna e Podujevës ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Agjencia ka shqiptuar gjobë kundërvajtëse ndaj komunës në vlerë prej 20 mijë eurosh.

/GazetaSinjali/