image Komuna e Podujevës miraton buxhetin për vitin 2021

Financa

Komuna e Podujevës miraton buxhetin për vitin 2021

news image

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt dhe u miratuan buxheti për vitin 2021, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë mbledhjes së sotme, Kuvendi ka shqyrtuar propozimin e vendimit për miratimin e Projektbuxhetit të komunës për vitin 2021 dhe parashikimet buxhetore 2022-2023 si dhe ka shqyrtuar propozim vendimin për transferimin e mjeteve buxhetore nga kategoria rezervë – 38.

Buxheti i Komunës së Podujevës për vitin 2021 është 23,853,654 euro.

Kjo strukturë buxhetore është e përbërë prej dy burimeve: nga Grandi Qeveritar në shumën prej 21,385,797.00 euro plus 1,125,298.00 euro nga klauzola e investimeve dhe nga të hyrat vetanake në shumën prej 1,342,559.00 euro”, tha drejtori Latifi.

Ai ka prezantuar shpenzimet e ndara sipas kategorive ekonomike, planifikimin dhe strukturën e ndarjes së mjeteve nëpër drejtoritë përkatëse.

Pas diskutimeve lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, Kuvendi miratoi Buxhetin e Komunës së Podujevës për vitin 2021 dhe parashikimet buxhetore 2022-2023.

/Gazeta Sinjali/