image Komuna e Podujevës fton qytetarët të mërkurën ta pastrojnë Liqenin e Batllavës

Sociale

Komuna e Podujevës fton qytetarët të mërkurën ta pastrojnë Liqenin e Batllavës

news image

Komuna e Podujevës ka njoftuar se të mërkurën do të organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, komuna iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten këtij aksioni.

“Njoftojmë qytetarët se të mërkurën, më 31.03.2021 nga ora 10:00 organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës. Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit. Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.  Ftojmë qytetarët t’i bashkëngjiten këtij aksioni, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/