Drejtoria e Arsimit në Komunën e Pejës ka dhënë detaje në lidhje me gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor, raporton Gazeta Sinjali.
Në një njoftim në rrjetin social “facebook”, thuhet se pushimi do të zgjasë një muaj.
“Edhe katër ditë ka mësim, pushimi do të zgjasë një muaj, pastaj nuk do të ketë pushim pranveror, ndërsa fundi i vitit do të zgjatet për katër ditë, ose katër ditë, që mbesin të paplotësuara mund të zëvendësohen çdo muaj nga një ditë e shtunë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Takimi i katërmbëdhjetë i Task Forcës në Komunën e Pejës
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z. Besim Avdimetaj njoftoj se edhe katër ditë ka mësim, pushimi do të zgjasë një muaj, pastaj nuk do të ketë pushim pranveror, ndërsa fundi i vitit do të zgjatet për katër ditë, ose katër ditë, që mbesin të paplotësuara mund të zëvendësohen çdo muaj nga një ditë e shtunë, sa i përket gjendjes me pandeminë të gjitha shkollat kanë qenë në variantin A dhe B, ndërsa të infektuar javën e kaluar kanë qenë gjashtë mësimëdhënës dhe tre të tjerë kanë qenë të izoluar, prej nxënësve katër kanë qenë pozitiv dhe shtatë të tjerë kanë qenë të izoluar, si raste kontakti.
Bëjmë thirrje si Task Forcë, të respektohen masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga COVID-19.