image Komuna e Mitrovicës "e harroi" Bajram Rexhepin, reagon Enver Hoxhaj

Kosovë

Komuna e Mitrovicës “e harroi” Bajram Rexhepin, reagon Enver Hoxhaj

news image

Dje në sheshin “Mehë Uka”, në sheshin kryesor të Mitrovicës, u inaguruan 27-të fotografitë e intelektualëve më të shquar të këtij qyteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse, ky projekt nuk përfundon këtu, meqenëse nënkryetari i kësaj komune, Faruk Mujka, tha se do të vazhdojë të plotësohet me fotografi të tjera, mungesa e fotografisë së ish-kryeministrit, Bajram Rexhepit, ka nxitur reagimin e kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në reagimin e tij, Hoxhaj tha se historia e Mitrovicës nuk mund të shkruhet pa Bajram Rexhepin, i cili, sipas tij, është vetë përpjekja, rezistenca dhe nderi i këtij qyteti.

“Bajrami ishte zëri i minatorëve, krenaria e mjekëve, heroi i luftës dhe i paqes, por edhe ajka e intelektualëve dhe melodia e rokut mitrovicas. Tentimi i Komunës së Mitrovicës për ta anashkaluar figurën e tij, por edhe të shumë intelektualëve, atdhetarëve e artistëve të mëdhenj të këtij qyteti, si figura që me djersën e tyre kanë ndërtuar rrëfimin për këtë qytet, është mungesë themelore e edukatës dhe e njohurive bazike për vetë themelet mbi të cilat është ngritur Mitrovica”, ka shkruar Hoxhaj, ndër të tjera në Facebook.

Megjithatë, Hoxhaj vlerëson se ky veprim nuk mund të kalojë pa u shënuar si akt që gjymton në thelb historikun e Mitrovicës.

“Është vërtet për keqardhje, që një qytet me të kaluar kaq të pasur ka rënë në duart e një qeverisjeje të tillë, e cila përbuz vlerat e vërteta. Por, lajmi i mirë është se ky pushtet që mendon se historia fillon me ta, po perëndon dhe dielli për Mitrovicën do të lindë përsëri”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/

Më i rëndë se harrimi i historisë është shtrembërimi, respektivisht, gjymtimi i saj. Por, kur kjo ndodh në…

Posted by Enver Hoxhaj on Monday, December 21, 2020