image Komuna e Lipjanit i jep në shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit të Policisë, për të menaxhuar situatën me Covid-19

Kosovë

Pandemia/ Komuna e Lipjanit i jep në shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit të Policisë, për të menaxhuar situatën me Covid-19

news image

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i ka dhënë në shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit të Policisë në Lipjan, për të menagjuar situatën e krijuar nga virusi Covid-19, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga komuna përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka dhënë në shfrytëzim katër vetura zyrtare të Komunës së Lipjanit për stacionit Policor në Lipjan, për të menagjuar situatën së krijuar nga virusi COVID-19. Gjatë takimit të Kryetari Ahmeti me Komandantin e stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi dhe janë dakorduar që të shtohen masat disiplinore. Po ashtu, është bërë apel tek të gjithë qytetarët që mos të dalin pa nevojë në këtë situatë:, thuhet në njoftim.

Tutje, Kryetari Ahmeti ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të merren masa të reja në kuadër të masave të parapara sipas udhëzimeve dhe vendimeve të parapara./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/komunalipjan/posts/3156977914313999