image Komuna e Kamenicës ndan nga 200 euro për foshnjat e porsalindura

Sociale

Komuna e Kamenicës ndan nga 200 euro për foshnjat e porsalindura

news image

Komuna e Kamenicës ka vendosur që t’i mbështesë prindërit me nga 200 euro për foshnjat e porsalindura, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili tha se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë dhe përgjegjësi e madhe.

“Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida. Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/170937033384666/videos/615465255790968/?xts[0]=68.ARB8KihzHPOtU78RVHbNg3nOZR7KzFJ2kF0zOZ17-Hs2D2yjs092jY7I_y1cU3JuOv2XdUg-8e1_nyAfLDlOTdVz9wB6XZVtfNj9I_GzYsRNo0r7XzMs9V0b4KjbizjJzYIWUR5eWIWFwIq9p0a7Sq6_2bah1o_wG3ZV-E8rNLj6pJ5o0Ui5_9M6_PDYJxoLFHWZblZYvXeveo9EN_tJaGqeZHuP8nLmNVizTy3HGUKjVBcj8BWhDnNX8yYW86GCXgwoyquyYDG93tuT1vUbWzHZ9adP6W_FUYIgOOZ-Q1Mx2uycBuBy62Bb9i0rztKPXtiqxQaG13AFizivl5aeSXxW7dB14SoIl7A&tn=-R