Të martën, besimtarët myslimanë në Kosovë do të festojnë Kurban Bajramin. Ashtu siç e don tradita e kësaj feste, besimtarët atë ditë therin për kurban një kafshë, qoftë gjedhe ose dele.
Mirëpo, sivjet qytetarët e komunës së Junikut, nuk do të kenë mundësi ta kryejnë një ritual të tillë natën e Kurban Bajramit, të paktën jo në tregun e gjelbër e as në ndonjë hapësirë tjetër publike në territorin e kësaj komune.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim në faqen e Facebook-ut të Komunës së Junikut.
“Njoftohen qytetarët e Komunës së Junikut dhe fshatrave përreth se ndalohet therja e kafshëve në tregun e gjelbër dhe hapësira publike në Komunën e Junikut natën e Kurban Bajramit”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/