image Komuna e Istogut furnizohet me barna anti-COVID, do të ndahen falas për të prekurit me këtë virus

Shëndetësi

Komuna e Istogut furnizohet me barna anti-COVID, do të ndahen falas për të prekurit me këtë virus

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmanaj, ka njoftuar se sot kanë arritur barnat anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Osmanajt, terapia është falas për të gjithë të prekurit nga virusi, por që duhet të kenë recetë të mjekut nga barnatorja qendrore në QKMF-Istog.

“Sot arriti sasia e planifikuar me barna anti-COVID nga paratë e buxhetit komunal për shëndetësi. Terapia është falas për të gjithë të prekurit nga infeksioni e që kanë recetë të mjekut në barnatoren qendrore në QKMF-Istog. Po ashtu ekipet në terren do të ofrojnë ndihmën e përditshme. Shpresojmë të ia dalim mbanë”, shkroi Osmanaj në Facebook./Gazeta Sinjali/