Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka nënshkruar sot një kontratë për mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë informative, shkruan Gazeta Sinjali.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se ky projekt i cili fillon të zbatohet nga sot, është në vlerë prej 420 mijë eurove dhe se në këtë projekt parashikohet të mbahen trajnime për të rinjtë.
“Po ashtu do të financohen bizneset e reja të cilat janë pronarë të rinjtë në fushën e IT dhe aspekte të tjera të rëndësishme”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/
Njoftimi i plotë:
Lutfi Haziri nënshkruan projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve në IT, në vlerë prej 420 mijë euro Gjilan, 27 tetor 2020 – Ende pa përfunduar projekti i të rinjve në agro-biznes, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot projektin e radhës për mbështetjen e të rinjve në fushën e teknologjisë informative (IT) Social Hub.
Projekti kap koston e 420 mijë eurove, financohet nga Bashkimi Europian dhe me pjesëmarrjen financiare nga Komuna e Gjilanit.
Në këtë projekt parashihen trajnime për të rinjtë, nën grante që do të financohen bizneset e reja të cilat janë pronarë të rinjtë në fushën e IT dhe aspekte të tjera të rëndësishme.
Projekti nis nga sot dhe do të zgjasë 24 muaj.
Ky është projekti i dhjetë që Gjilani ka fituar nga Bashkimi Europian, derisa shuma totale e kalon 4 milionëshin.
Ndryshe, Gjilani është vlerësuar lartë edhe për bashkëpunim ndërkomunal.
Zyra për Informim