Komuna e Ferizajt ka reaguar pasi Gjimnazi i parë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social Facebook, komuna ka kërkuar që të hetohen shkaktarët e zjarrit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit.” – thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se komuna sapo ka marrë njoftimin, ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Ky objekt përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore të Ferizajt, andaj Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj e kompetencën ligjore, do ta mbroj këtë objekt për t’ja ofruar publikut, pas punës restauruese që do të ndodh në këtë objekt.” – thuhet tutje në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Do ta mbrojmë objektin e ish Gjimnazit në Ferizaj, shkaktarët e zjarrit të hetohen nga organet e sigurisë dhe drejtësisë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit.
Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Shërbimit të Zjarrfikjes, me të marr informatën, ka dalur në vendngjarje duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, me gjithë kapacitetin e plotë, për të shuar zjarrin.
Komuna e Ferizajt, kërkon nga organet hetimore, organet e ndjekjes dhe gjyqësore që të zhvilloj hetim të tërësishëm të rastit dhe që shkaktarët e zjarrit të bëhen publike për qytetarët.
Ky objekt përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore të Ferizajt, andaj Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj e kompetencën ligjore, do ta mbroj këtë objekt për t’ja ofruar publikut, pas punës restauruese që do të ndodh në këtë objekt.