image Komuna e Ferizajt apelon tek mërgimtarët e ardhur në këtë komunë

Kosovë

Njoftim/ Komuna e Ferizajt apelon tek mërgimtarët e ardhur në këtë komunë

news image

Komuna e Ferizajt, ka krijuar shtabin emergjent në lidhje me përhapjen e pandemisë të quajtur koronavirus.

Komuna,  ka apeluar të gjithë qytetarët që vijnë nga shtetet evropiane, që të vetizolohen për së paku 14 ditë dhe t’i ndalojnë vizitat tek njëri-tjetri.

Pas pesë rasteve me Covid-19 në Kosovë, qeveria ka marr masa që tri qytetet të cilat u prekën me koronavirus, Vitia, Klina dhe Malisheva të hynë në karantinë.

Komunikata e plotë e Komunës.

Shtabi Emergjent dhe ekipi profesional i krijuar rishtaz për përballimin e pandemisë së virusit Corona, përmes Komunës së Ferizajt, A P E L O N tek të gjithë qytetarët ferizajas e të tjerë, të ardhur nga shtetet europiane e të tjera në Ferizaj me theks të veçantë të ardhurit nga Italia, Zvicra, Gjermania dhe Franca nga datat 1 deri më 10 Mars, të VETIZOLOHEN për së paku 14 ditë si dhe të ndalojnë krejtësisht vizitat familjare tek njëri-tjetri, që të pamundësohet shpërndarja e këtij virusi.

Njëkohësisht, edhe ekipeve profesionale mjekësore që vizitojnë këto familje, këta qytetarë, i kërkohet të urdhërojnë vetizolimin e këtyre rasteve sipas masave mbrojtëse kundër COVID-19./ Gazeta Sinjali/