Shoferët në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë “ia kanë parë sherrin” një kompanie të papërgjegjshme, raporton Gazeta Sinjali.
Nga kamioni i kësaj kompanie ka rrjedhur vaji i motorit, i cili ka lyer gjithë rrugën.
Si pasojë e rrëshqitjes nga vaji, tri aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në këtë rrugë.
Rasti është denoncuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, teksa është publikuar edhe video.
“Sot në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një kompani ka derdhur vaj motori dhe e gjithë rruga është lyer me vaj! Tri aksidente gjatë ditës nga rrëshqitja!”, thuhet në mbishkrimin e videos./Gazeta Sinjali/