image Kompania Meta ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformat e saj

Botë

Kompania Meta ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformat e saj

news image

Meta Platforms, kompania e Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë, tha të premten kompania mëmë e kompanisë së mediave sociale Facebook.

“Ne gjithashtu vazhdojmë të aplikojmë etiketa për mediat shtetërore ruse”, postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter.

Ai shtoi se këto masa të reja tashmë janë zbatuar dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë. /GazetaSinjali/