Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të intervistojë dy zyrtarë të tjerë.
Fillimisht është paraparë intervistimi i kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi.Ndërsa më pas edhe intervistimi i Besa Shatri-Berisha, kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Telekomin e Kosovës.
Mbledhja e Komisionit për Telekom do të mbahet prej orës 10:00.