image Komisioni për Shëndetësi nesër viziton SHSKUK-në për shkak të koronavirusit

Kosovë

Shëndetësi/ Komisioni për Shëndetësi nesër viziton SHSKUK-në për shkak të koronavirusit

news image

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së nesërmë do të vizitojë SHSKUK-në për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Përmes një njoftimi për media, Komisioni ka bërë të ditur që nesër prej orës 10:00 do të takohen me drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiun për të diskutuar lidhur me masat që duhet marrur për parandalimin e virusit vdekjeprurës.

Gjithashtu, Komisioni do të vizitojë edhe Klinikën Infektive dhe Barnatoren Qendrore në SHSKUK.

Qëllimi i vizitës është parandalimi i përhapjes së koronavirusit në Kosovë, pasi që sot gjatë ditës 8 persona janë dyshuar për koronavirus, ku në fund kanë rezultuar të jenë negativ./ Gazeta Sinjali/