image Komisioni për Shëndetësi aprovon amandamentet për përkrahjen e specializantëve shëndetësor

Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi aprovon amandamentet për përkrahjen e specializantëve shëndetësor

news image

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albena Reshitaj ka njoftuar se sot kanë miratuar amendamentet që kanë të bëjnë me përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infermierëve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga.

Ajo ka thënë se presin nga deputetetët që t’i përkrahin amendamentet.

Ky është postimi i plotë i saj:

Para votimit të buxhetit të shtetit sot mbajtëm mbledhjen e Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

Në Komision mbështetëm dhe miratuam amendamentet që kanë të bëjnë me përkrahjen e specializantëve, specialistëve dhe infermiereve, të cilët ishin të privuar nga e drejta për paga.

Gjithashtu përkrahëm kategorinë e invalidëve të luftës dhe invalidëve civilë për riparimin dhe rregullimin e protezave të nevojshme për ta.

Shpresoj se të gjithë deputetët e të gjitha grupeve parlamentare të reflektojnë sot dhe të përkrahin amendamentet e Komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale.

/GazetaSinjali/