image Komisioni për Persona të Zhdukur: Mbetjet mortore që u gjendën në Prizren dërgohen për ekzaminim

Kosovë

Komisioni për Persona të Zhdukur: Mbetjet mortore që u gjendën në Prizren dërgohen për ekzaminim

news image

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur eshtra që dyshohen se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet mortore, sipas këtij komisioni, u gjeten në hapësirën e varrezave të Prizrenit, përkatësisht në lagjen “Tusuz”.

“Rasti është trajtuar me prioritet dhe eshtrat e gjetura janë zhvarrosur nga ekspertët mjekoligjor në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu kanë bërë të ditur se pas ekzaminimeve të nevojshme mjekoligjore do të ketë hollësi në lidhje me rastin, duke përfshirë edhe konfirmimin nëse mbetjet i përkasin viktimave të luftës së fundit në vend.

/GazetaSinjali/