Pas shqyrtimit të raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka miratuar këtë raport.
Gjatë arsyetimit të këtij raporti Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Ngadhnjim Kastrati ka thënë se kanë ulur shpenzimet për 100 mijë euro për këtë periudhë.
Ndërkohë, deputetët e pozitës patën një varg kritikash për këtë raport.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë se ka një rritje të numrit të të punësuarve në periudhën e fundit.
Numri i të punësuarve, siç tha drejtori i RTK-së, nuk ka ndryshuar që nga viti 2019 ose nuk ka pasur rritje.
Për shfrytëzimin e veturave zyrtare në transmetuesin publik, deputeti Visar Korenica ka kritikuar menaxhmentin për mosevidentimin e vlerës së saktë të shpenzimeve derisa në raport është thënë se kjo është e pamundur të evidentohen.
Deputeti Rrahmani e ka ngritur shqetësimin e tij për shpenzimet e mëdha për mbeturina nga RTK-ja./GazetaSinjali/