image Komisioni për Buxhet miraton ndarjen e mbi 2.2 milionë eurove për RTK-në

Financa

Komisioni për Buxhet miraton ndarjen e mbi 2.2 milionë eurove për RTK-në

news image

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Programin e Shpenzimeve të Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 në shumën e 2 milionë e 240 mijë eurove, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se të mërkurën e ardhshme, në këtë komision do të vihet në diskutim projeksioni i përgjithshëm për të gjithë vitin 2022 dhe raporti për vitin 2021.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet raportoi kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i cili tha se projeksioni buxhetor për vitin 2022 është 8 milionë e 960 mijë euro përkundër që në projeksionin e parë ishin 11 milionë e 960 mijë euro.

“Kështu që ne si bord kemi kërkuar menjëherë të bëhen shkurtimet buxhetore, të bëhet buxheti me paratë që i kemi në dispozicion, sepse përndryshe rrezikonim për t’u futur në borxh 2 milionë e 400 mijë euro. Pastaj, kemi insistuar te projeksioni për t’i bërë komente dhe disa rekomandime për me i hequr disa shpenzime, me i shtua linja të reja brenda këtyre mundësive buxhetore që i kemi pasur”, tha ai./GazetaSinjali/