image Komisioni për Buxhet miraton marrëveshjen për kredinë prej 40 milionë eurove për COVID-19

Financa

Komisioni për Buxhet miraton marrëveshjen për kredinë prej 40 milionë eurove për COVID-19

news image

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere është miratuar marrëveshja për kredinë prej 40 milionë eurove me Bankën Evropiane për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Komisioni po vazhdon mbledhjen me pikat e tjera në rend të ditës, ku mes tjerash po paraqitet raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2020./GazetaSinjali/