image Komisioni Parlamentar për Shëndetësi sot viziton Qendrën e Studentëve, që po shërben si karantinë

Kosovë

Komisioni Parlamentar për Shëndetësi sot viziton Qendrën e Studentëve, që po shërben si karantinë

news image

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot do të vizitojë Qendrën e Studentëve, e cila në këtë kohë të pandemisë po shërben si karantinë.

 “Të premten, më 8 maj 2020, në orën 11:00, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do të vizitojë Qendrën e Studentëve, që shërben si karantinë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në Qendrën e Studentëve, ditë më parë, vdiq 26-vjeçari Agon Musliu nga Gjilani, i cili dyshohet se u hodh nga kati i katërt i konvikteve.

I ndjeri kishte ardhur një ditë më parë nga Gjermania dhe sipas procedurave do duhej të vendosej për 14 ditë në karantinë.

Megjithatë, familjarë të tij kanë thënë që i ndjeri vuante nga depresioni dhe se për këtë ishte në dijeni edhe Ministria e Shëndetësisë./GazetaSinjali/