image Komisioni i Garave merr vendimin për Shefin e Sigurisë që ia ndërpreu Klodian Duros prononcimin

Futboll

Komisioni i Garave merr vendimin për Shefin e Sigurisë që ia ndërpreu Klodian Duros prononcimin

news image

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.04.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mbledhje u diskutua edhe rasti i ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, ku shefi i sigurimit të klubit të Feronikelit ia ndërpreu prononcimin Klodian Duros.

Komisioni i Garave mori këtë vendim:

Inicim Disiplinor ndaj FC Feronikeli; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon të njëjtin. /Gazeta Sinjali Sporti/