image Komisioni Hetimor përplas deputetët në Kuvend, LDK paralajmëron bojkot nëse nuk formohet

Politikë

Komisioni Hetimor përplas deputetët në Kuvend, LDK paralajmëron bojkot nëse nuk formohet

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës po mendon bojkotimin e Kuvendit nëse nuk bëhet formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar.

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit ka thënë se ky komision duhet të formohet.

“Mohimi i kësaj të drejte për ne është përtej çdo limtii, si deputet mund të konkludoj se nëse nuk formohet Komisioni Hetimor parlamentar nuk ka më kuptim që LDK të marrë pjesë në çfarëdo votimi në Kuvend. Nuk ka më kuptim që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare nëse i mohohet opozitës të formojë komision hetimor”, tha Gashi.

Ai tha se s’ka më kuptim parlamentarizmi në Kosovë nëse i mohohet formimi i Komisionit Hetimor.

“Nëse opozitës i mohohet formimi i një komisioni hetues parlamentar nuk ka më kuptim parlamentarizmi. 40 deputetë janë kategori kushtetuese”, tha Gashi.

Gashi tutje tha se beson se ka deputetë brenda VV-së që do të deklarohen se është gabim moslejimi i formimit të Komisionit Parlamentar.

“Kjo mënyrë e të menduarit është e patolerueshme, besoj se ka njerëz brenda VV-së që kanë me thanë që e keni gabim, unë du me besu që kryetari i Kuvendit që me u rrëzu shtylla kryesore, mbikëqyrja parlamentare. Unë deklaroj, se ne nuk do të votojmë asnjëherë në këtë Kuvend pa u formu Komisioni Hetimor”, tha Gashi.

Opozita ka kërkuar që të votohet mocioni procedural për ta futur në rend të ditës formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

/GazetaSinjali/