image Komisioni Evropian pret një zgjidhje për targat para të hënës

Politikë

Komisioni Evropian pret një zgjidhje për targat para të hënës

news image

Komisioni Evropian shpreson se do të gjendet “një zgjidhje e përshtatshme” për konvertimin e targave, para të hënës, kur është afati i fundit i dhënë nga Qeveria Kurti.

Erik Mamer, zëdhënësi i KE-së theksoi per mediat se dje në Prishtinë, Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka ftuar dy palët të vazhdojnë negociatat përbrenda dialogut.

Zëdhënësja tjetër e KE-së Nabila Masrali, ka thënë se janë akoma tri ditë deri te skadimi i afatit të vënë nga autoritetet e Kosovës.

Masrali theksoi se duhet të shpresojnë për një zgjidhje dhe se Bashkimi Evropian pret që të ketë reagim para skadimit të afatit.

/GazetaSinjali/