image Komisioneri evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë - Sinjali

Komisioneri evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

news image

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi ka ripërsëritur se dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviq.

Lajmin për takim, komisioneri evropian e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, shkroi Varhelyi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin