Sot do të mbajë mbledhje Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Komisioni pritet të mblidhet në ora 09:00. Ndërsa në këtë komision do të dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve, e ku në ora 09:00 në një video-lidhje do të kyçet polici i Kosovës, Arben Hajdaraj dhe në ora 09:40 do të deklarohen ekspert psikiatër të Forenzikës.
Rendi i ditës së këtij komisioni:
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-I9” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës
R e n d i i d i t ë s:
- Miratimi i rendit të ditës,
- Dëshmitë e Dëshmitarëve
- Ora 9:00 Arben Hajdaraj , Polic në Policinë e Kosovës(Video-Lidhjes );
- Ora 9:40 ekspert psikiater forenzik.
- Të ndryshme. /Gazeta Sinjali/