Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), ka kritikuar institucionet shtetërore për mos mbrojtje të duhur të fëmijëve.
Përmes një komunikate për media KOMF, ka shpreh shqetësim për neglizhimin e institucioneve për parandalim të abuzimeve seksuale.
“KOMF shpreh shqetësimin e thellë për neglizhimin, mosveprimin e institucioneve dhe performancën e dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të abuzimit seksual”, thuhet në reagim.
Për këtë rast, KOMF ka paralajmëruar një konferencë për media.
Kosova u trondit pas rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë persona, katër prej të cilëve janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i pesti është në kërkim.