Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.
Në momentet finale, reagimi i komentatorit të Sky Sports kur Marku fitoi meçin ishte i “çmendur”.
Florian Marku stops Chris Jenkins in the fourth round of their welterweight fight in Newcastle. pic.twitter.com/SWMdnJq2Ug
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 2, 2022