Federata Shqiptare e Futbollit, e ka zbuluar ditën dhe ndeshjen e parë të Kombëtares për vitin 2020.
FSHF këtë e ka bërë përmes një njoftimi zyrtar, ku ka njoftuar se do të luajë një ndeshje miqësore me Slloveninë, më 30 mars.
Ndeshja do të zhvillohet në Itali, në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”.
Njoftimi i plotë i FSHF-s:
“Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim”./Gazeta Sinjali/