image Kombëtarja e Kosovës tash ka vlerë mbi 100 milionë euro, Rashica lojtari më i shtrenjtë

Futboll

Futboll/ Kombëtarja e Kosovës tash ka vlerë mbi 100 milionë euro, Rashica lojtari më i shtrenjtë

news image

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës dita e ditës po e rritin vlerën e tyre në tregun e futbollit.

Në përmirësimet e fundit, ‘transfermarket’, shihet që kombëtarja e Kosovës tashmë vlen 104 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë i Kosovës është Milot Rashica, që për shkak të formës së mirë, tashmë vlen 35 milionë euro në treg.

Rritje në çmim kanë shënuar Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi. Dy lojtarët tashmë kanë vlerë nga 12 milionë euro.

Rënie në çmim ka shënuar Arbër Zeneli, që nuk është duke luajtur që disa muaj për shkak të lëndimit. Anësori kosovar ka çmimin 5 milionë euro./Gazeta Sinjali/