image FSK po trajnohet nga instruktorët e forcave turke (PAMJE)

Siguri

FSK po trajnohet nga instruktorët e forcave turke (PAMJE)

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar stërvitjet me instruktorët e forcave turke.

Mehaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto stërvitje janë duke u realizuar sipas praktikave të vendeve anëtarë të NATO-së.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

“Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike”, ka shkruar ai.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe natyra

“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë,  si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. paqeruajtëse”.

Mund të jetë një imazh i natyra dhe pemë
Mund të jetë një imazh i 4 persona, pemë dhe natyra

/GazetaSinjali/