image Komandanti Risi: Kosova është në rrugën e duhur drejt NATO-s

Siguri/ Komandanti Risi: Kosova është në rrugën e duhur drejt NATO-s

news image

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Michel Risi, ka thënë se është i bindur që Kosova është në rrugën drejt NATO-s.

Mirëpo, sipas tij për një anëtarësim të tillë, është e rëndësishme që të ketë normalizim të marrdhënieve Kosovë – Serbi.

“Mendoj që Kosova është në rrugën e duhur drejt NATO-s. Institucionet e juaja janë demokratike. Jam i bindur që Kosova është në rrugë të drejt. Normalizimi i raporteve mes Prishtinës e Beogradit është shumë i rëndësishëm dhe po ashtu njohja reciproke e dy shteteve, sepse shumë shtete që janë në NATO ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet”, ka thënë Risi.

Këtë deklaratë komandati i KFOR-it e dha gjatë një ligjerate para studentëve të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Me studentët, Risi foli për të kaluarën, të dashme dhe të sfidat e ardhshme që e presin shtetin e Kosovës./Gazeta Sinjali/