image Komandanti i FSK-së tregon për bashkëpunimin me forcat serbe në Shqipëri

Kosovë

Tërmeti/ Komandanti i FSK-së tregon për bashkëpunimin me forcat serbe në Shqipëri

news image

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka treguar për operacionin pas tërmetit në Shqipëri dhe bashkëpunimin me forcat serbe.

I pyetur në një studio televizive në Shqipëri, se gjatë operacionit kanë bashkëpunuar edhe me forcat serbe, Komandanti i FSK-së thekson se këto janë ngjarje të jashtëzakonshme rastet e tilla.

“Po e përmenda edhe më herët në raste të jashtëzakonshme, nuk njeh fe, parti, kulturë, është njerëzore. Ne na ka gëzuar fakti që ata kanë qenë të gatshëm”, ka thënë Rrahman Rama.

Rama e cilëson si obligim kontributin e forcave të FSK-së në momentet më të vështira për Shqipërinë.

“Informacionin për operacionin i kemi marrë nga ushtria shqiptare dhe i falënderojmë për mbështetjen. Ne kemi kryer detyrën tonë, kemi ndihmuar vëllezërit tanë”, ka thënë ai.

Sipas tij situata e krijuar nga tërmeti është një luftë në llojin e vetë dhe është vështirë për tu parashikuar./ Gazeta Sinjali/