image “Kom me ju pre, kom me ju gri”/ Pejani i dehur kërcënon axhën e tij, ia thyen xhamat e shtëpisë

Siguri

“Kom me ju pre, kom me ju gri”/ Pejani i dehur kërcënon axhën e tij, ia thyen xhamat e shtëpisë

news image

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha kosovarëve, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme, raporton Gazeta Sinjali.

Në telashe është future edhe një 39-vjeçar në Pejë, i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka terrorizuar axhën e tij.

Sinjali mëson se i dyshuari dhe viktima jetojnë në të njëjtën shtëpi, por në kate të ndara, teksa 39-vjeçari dyshohet se ka demoluar shtëpinë e axhës së tij duke ia thyer xhamat me mjet të fortë.

Pos kësaj, ai dyshohet se ka kërcënuar seriozisht viktimën, duke i thënë se do i presë.

Përballë kësaj situate e cila i ngjalli shumë shqetësim e frikë, viktima është detyruar që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ka ndodhur.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ai i është nënshtruar edhe testit të alkoolit në stacion policor, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ dhe ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/