image Kolonë e gjatë e automjeteve në pikën kufitare në Han të Elezit - PAMJE

Sinjalizime

Kolonë e gjatë e automjeteve në pikën kufitare në Han të Elezit – PAMJE

news image

Sot në ditë fundjave, shumë qytetarë ia kanë mësyrë për vizitë shteteve fqinje, pasi që edhe të hënën është pushim për shkak të Ditës së Evropës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kolona të gjata të automjeteve që nga mëngjesi janë parë sot në pikën kufitare në Han të Elezit, pikë e cila shënon kufirin mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga kjo pikë kufitare, ku shihet numër i madh i veturave që presin të kalojnë në shtetin maqedonas.

“Pritjet janë të gjata, gati 1 kilometër. Gjendja është kështu qysh prej mëngjesit”, ka thënë ai për Sinjalin.

Ndërkaq në faqen kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se pritjet për të hyrë dhe për të dalë në këtë pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta.

/GazetaSinjali/