image Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, deri në 4 orë pritje

Kosovë

Statistika/ Kolona të gjata për të dalë nga Kosova, deri në 4 orë pritje

news image

Gjatë gjithë ditës së sotme, e gjithashtu ditët e fundit, për të dalë nga Kosova janë dashur me orë të tëra.

Kolonat më të gjata kryesisht krijohen në pikat kufitare me Serbinë.

Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova duhen mbi katër orë.
Ndërkaq, për të hyrë në Kosovë duhen 5 deri në 10 minuta.

Pritjet më të gjata janë në Merdare, kolona është 3 kilometra dhe duhen mbi katër për të dalë nga Kosova.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë duhen mbi 3 orë për të dalë nga Kosova e deri në 10 minuta për të hyrë.

Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 4 orë pasi që kolona është e gjatë 3 kilometra.

Ndërkaq prej pikës kufitare Muçibabë duhen mbi 2 orë për të dalë nga Kosova e 3 deri në 5 minuta për të hyrë në Kosovë. /Gazeta Sinjali/