image Kolona deri në 500 metra, sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Kosovë

Kolona deri në 500 metra, sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

news image

Mëgimtarët po presin deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë, për shkak të kolonave të gjata nëpër pikat kufitare.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në orën 11:20 në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, kurse kolona është e gjatë 400 deri në 500 metra.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë 100 deri në 120 metra, kurse pritjet janë 25-30 minuta.

Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë. Kolona e automjeteve në këtë pikë në hyrje të Kosovës është 30-40 metra.

Situatë më e qetë vërehet në pikat tjera kufitare. /Gazeta Sinjali/